Aktualitet

Ngjarja në Kavajë/ Autori dhe Çelmeta u zunë për plehrat, djali i të plagosurit: Do marr hak nëse s’bëhet drejtësi, s

21 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Ngjarja në Kavajë/ Autori dhe Çelmeta u zunë për

KAVAJË – Rizan Aliu hidhte plehrat në rrugë, pikërisht buzë pallatit, në katin e parë të të cilit jetonte Besnik Çelmeta, duke sjellë kështu konflikte të herëpashershme mes dy protagonistëve të ngjarjes së ndodhur në Kavajë. Dosja.al ka mësuar se edhe më 17 shtator, ditën e ngjarjes së rëndë, Besnik Çelmeta kishte shkuar te lokali i Aliut për ta kritikuar për të njëjtin veprim, dhe për ta bërë të ndryshonte sjellje, por doli që aty me barelën e Urgjencës së spitalit.

“Mos i hidh më plehrat nga ballkoni. Më bien para shtëpisë dhe kutërbojnë erë,”– mësohet se ka thënë Çelmeta por Aliu, siç u pa edhe në pamjet e publikuara, e qëllon me grusht.

Sherri vijon dhe Aliu nxjerr thikën duke e masakruar burrin që kishte përballë. Aliu, i cili ka edhe një lokal të tijin, jeton në një vilë, përbri së cilës, në katin e parë të një pallati jeton Çelmeta. Aliu i hidhte plehra e mbeturina në rrugë, dhe kjo gjë e kishte shqetësuar Çelmetën që ankohej prej kohësh.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe pronari i lokalit ku ndodhi plagosja. Jam nipi i Çelmetës dhe Aliun e kam komshi. Ai u ngrit dhe shkoi e qëlloi mjaft qetësisht. Lokali jashtë ishte plot me klientë,”– është shprehur ai.

Ndërsa Marjus Çelmeta, djali i Besnik Çelmetës që u plagos nga Rizan Aliu, i cili është shpallur në kërkim, është betuar se do të marrë hakun për të atin. Në një intervistë për AbcNews, Çelmeta akuzon se shteti jo vetëm që nuk lëviz për të arrestuar autorin, por madje ka bërë presion për publikimin e pamjeve ku shihet plagosja.

Dje u publikuan edhe pamjet e tmerrshme të ngjarjes, ku shihej se si Aliu, futej me vajzën e vogël përdore në lokal, rreh Çelmetën dhe del që aty me ‘kokën lart’ dhe pa u ngacmuar nga askush.

Për ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit thotë se po e kërkon autorin, ndërkohë nipi i të plagosurit ka hedhur akuza mbi ta. Ai ka deklaruar se nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje dhe se madje ka qenë një efektiv që i ka thënë autorit të plagosjes që të largohej që aty pas krimit që bëri.

Besnik Çelmeta tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por është në pritje të vendosjes së drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik çelmeta rizan aliu besnik çelmeta rizan aliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:17

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...