Organizoi lojëra fati, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, kapet edhe pronari i lokalit (NJOFTIMI)
21 Shtator 2020, 10:09Nga DOSJA
TIRANË-Policia e Shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar nga Tiana, pasi akuzohet se ka organizuar lojëra fatit të palejuara. Në një njoftim për mediat, PSh thotë se aktiviteti është zbuluar në bulevardin “Ramush Haradinaj”, dhe është proceduar edhe pronari i lokalit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë. Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në bulevardin “Ramush Haradinaj” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit.
Si rezultat i kontrollit u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. J., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe pronari i lokalit, shtetasi O. D. (R)., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Silvana Bushati, e cila u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptar pasi Kujtim Gjuzi e bëri zv/Presidente të partisë së tij i ka dhënë duart ...
TIRANË- Gazment Braka, i njohur ndryshe edhe si Gaxhai është proceduar penalisht, pasi i është gjetur një telefon në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Gaxh...
Aktualitet21 Shtator 2020, 09:46
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbritur në terren për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë. Burime për Dosj...
PEQIN- Ilir Kupa, i dënuar si pjesë e bandës së famshme të “Babagjyshëve”, përgjegjës për një sërë grabitjesh në vendin tonë, është izoluar në regjimin 41-BIS n...
TIRANË– Ministria e Drejtësisë, Etila Gjonaj ka këkuar që Kuvendi i Shqipërisë të aplikojë ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor.Përmes një shkrese zyrt...
KAVAJË – Rizan Aliu hidhte plehrat në rrugë, pikërisht buzë pallatit, në katin e parë të të cilit jetonte Besnik Çelmeta, duke sjellë kështu konflik...
BULQIZË– Pesë mësues në Bulqizë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se të infektuarit janë izoluar dhe janë futur në karantinë, ndërkohë që në...
GJIROKASTËR– Një nxënëse e shkollës së mesme “Siri Shapllo”, në Gjirokastër ka rezultuar e infektuar me koronavirus, e për këtë shkak u është bërë tamponi ...
TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka qënë mëngjesin e sotëm në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ me Bashkim Hoxhën në Neës24 aty ku iu është përgjigjur...
Aktualitet21 Shtator 2020, 09:17
TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...