Politike

Ikën Besa Shahini, kryeministri Edi Rama vendos Evis Kushin në krye të Ministrisë së Arsimit

14 Shtator 2020, 16:18 Nga DOSJA
Ikën Besa Shahini, kryeministri Edi Rama vendos Evis Kushin në krye

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme, Rama u paraqiten përpara Shahinit, me zëvendësuesen e saj, Evis Kushin. Kjo e fundit, me vendim të kreut të qeverisë do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Arsimit.

 Gjatë takimit, Rama shprehu keqardhje për për largimin e Shahinit.

Keqardhje për largimin tuaj. Më vjen mirë që ishe bashkëpunëtorja ime. Tashmë unë kam marrë vendimin që zëvendësuesja të jetë deputetja Evis Kushi,”- tha Rama ndër të tjera.

Besa Shahini u shpreh se edhe për të ka qenë një kënaqësi që ka punuar bashkë me Ramën, por që ka ndjerë racizëm për dialektin në Shqipëri.

“E pabesueshme. Kam ndjerë shumë racizëm për dialektin në Shqipëri. Nga Opozita. Jam krenare për arritjet që kemi bërë në kaq pak kohë. Gjithsesi unë do vazhdoj me angazhimin tim në politikë. Po me të majtën, por me një të majtë tjetër, me demagogjike,”- tha ajo, teksa i uroi mirëseardhjen zëvendësues së saj.

E majta jonë është…,”– iu përgjigj Rama duke qeshur.

Fjalën më pas e mori Evis Kushi.

“Është një privilegj për mua. Ju falenderoj shuëm për mundësinë që më dhatë. Pas shtatë viteve angazhim në politikë, tashmë do të jem në krye të ministrisë, në lidhje me fushën ku jam angazhuar për kaq shumë kohë,”– tha Kushi ndër të tjera.

Shahini deklaroi pak ditë më parë se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës.  Shahini theksoi se  se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini edi rama evis kushi besa shahini edi rama evis kushi

Sondazh

Poll