Politike

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, kriter për vijimin e punës listat e hapura

14 Shtator 2020, 12:59 Nga DOSJA
Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, kriter

TIRANE– Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik  që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.

Në një shkresë drejtuar përfaqesuesit të maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri opozita e bashkuar ka shprehur qëndrimin e saj.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë dy kriteret e opozitës për të vijuar punën.

‘Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve’, janë të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.

Mbledhja e Këshillit Politik që pritet të zhvillohet ditën e sotme, është kërkuar nga Partia Socialiste. Përfaqësuesi i PS në Këshill, Damian Gjiknuri iu ka nisur një letër palëve Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit e Rudina Hajdarit, ku kërkon që të jenë në Këshill për të diskutuar në lidhje me hapjen e listave.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik opozita pjesmarrje keshilli politik opozita pjesmarrje

Sondazh

Poll