Politike

Grekët të shqetësuar për vizitën e Ramës në Athinë: Takimi me presidentin turk ishte i papritur, Erdogan do të përpiqe

14 Shtator 2020, 15:44 Nga DOSJA
Grekët të shqetësuar për vizitën e Ramës në

GREQI– Grekët kanë nisur të shqetësohen kur na ndan vetëm  një ditë nga vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë.

Mesa duket shqetësimi i grekëve u shtua pasi kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka takuar presidentin turk, Erdogan.

Janë mediat greke ato që kanë shkruar për këtë fakt, ku njoftojnë se qeveria greke është e shqetësuar pasi takimi i Ramës me presidentin turk, Erdogan ishte i papritur.

Qeveria greke është thellësisht e shqetësuar nga fakti që kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të vijë nesër në Athinë për t’u takuar me Kyriakos Mitsotakis dhe për të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet në Lagonisi, zhvilloi një takim të papritur me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.”-  shkruajnë mediat greke.

Pasditen e kësaj të hëne kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se ka zhvilluar një takim me Presidentin Erdogan ku tha se ka biseduar për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Turqisë, Rama do të zhvillojë një takim në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, përsa i përket çështjes së detit.  Dosja.al publikoi edhe axhendën e kryeministrit para pak ditësh, e cila mbyllet me një vizitë në Berlin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erdogan konflikti greqi-turqi edi rama erdogan konflikti greqi-turqi

Sondazh

Poll