Politike

“Integrimi i Shqipërisë ne BE duhet të ndiqet absolutisht”, kryeministri italian: Rrezikojmë që Ballkani Perëndimo

14 Shtator 2020, 12:20 Nga DOSJA
“Integrimi i Shqipërisë ne BE duhet të ndiqet

ITALI– Kryeministri i Italisë  Giuseppe Conte ditën e sotme është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që duhet të ndiqet absolutisht. Këtë deklaratë Conte e ka bërë gjatë fjalimit të tij në një nga aktivitet me rastin e 45 vjetorit të Marrëveshjes së Helsinkit.

Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht.”- deklaroi Giuseppe Conte.

Më tej Conte u shpreh se nëse këto vende nuk bëhen pjesë e unionit atëherë do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo Kina.

Është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Unë besoj se ky proces duhet të ndiqet absolutisht. Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa, por ne do të rrezikonim të shohim ata të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë, ose lojtarë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin e Ballkanit, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit.”- ka thënë Conte.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ballkani perendimor giuseppe conte kryeministri italian conte shqiperia ne be ballkani perendimor giuseppe conte kryeministri italian conte shqiperia ne be

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 07:10

TIRANË- Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor. Që prej orës 08:00 të mëngjesit nxënësit u janë drejtuar institucioneve arsimore, pë...