Politike

Sandër Lleshaj e konfirmon në Shkodër: Do jem sërish ministër në zgjedhjet e ardhshme

14 Shtator 2020, 16:13 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj e konfirmon në Shkodër: Do jem sërish

SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar se do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Nga Shkodra, disa ditë pasi në Vlorë konfirmoi largimin e tij nga Ministria e Brendhsme, Lleshaj i ka hedhur poshtë këto zëra.

Ai prezantoi strukturën e re të forcave Shqiponja dhe shtoi se Partia Socialiste do të fitojë edhe një tjetër mandat.

Policia do garantojë zgjedhjet me ne në krye. Edhe policia ka problemet e veta dhe për këtë arsye kemi ngritur një strukturë të posaçme për vetingun e punonjësve të policisë. Unë do të jem në krye të ministrisë edhe në zgjedhjet e ardhshme,”– u shpreh Lleshaj ndër të tjera.

Më herët Lleshaj deklaroi se nuk mund të ishte i përjetshëm dhe se do të largohej nga ministria, por pa dhënë një datë. Siç duket, ky vendim është shtyrë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander leshaj sander leshaj

Sondazh

Poll