Politike

E PAPRITUR/ Ministrja Besa Shahini jep LAMTUMIRËN: Në përfundim të mandatit do të largohem nga qeveria dhe Shqipëria, kam njoftuar dhe Ramën

Besa Shahini, ministre e Arsimit ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.
Featured image of article: E PAPRITUR/ Ministrja Besa Shahini jep LAMTUMIRËN: Në përfundim të mandatit do të largohem nga qeveria dhe Shqipëria, kam njoftuar dhe Ramën Besa Shahini

TIRANË- Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post. Gjatë një interviste për “EuroNews”, Shahini ka bërë me dije vendimin e saj se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. 

Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket Shahini është emri i parë që fshihet nga lista e Ramës për t’u përfshirë në kabinetin e një mandati të tretë të mundshëm. Prej kohës në mediat pranë Ramës kanë sugjeruar se kryeministri duhet të largojë nga detyra ministrat që janë teknikë e nuk kanë popullaritet tek baza socialiste. Emrat e kritikuar kanë qenë Besa Shahini, Sandër Lleshaj, Arben Ahmetaj e Gent Cakaj. Me largimin e Shahinit, duket se “fjalët” në media kanë shkuar në veshin e duhur. A do të vijohet edhe me të tjerët?

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “E PAPRITUR/ Ministrja Besa Shahini jep LAMTUMIRËN: Në përfundim të mandatit do të largohem nga qeveria dhe Shqipëria, kam njoftuar dhe Ramën

  1. Po kujt po i ruhetseri ti apo jo turpj esht per ate te gjatin imoralin e ve dit ton ti i mbushe xhepat ske pse menejy mamir ja ban .

Shto Koment