Politike

Nuk shkoi vetëm! Rama pozon krah ministres që e shoqëroi në Turqi, Balluku e qeshur në një tavolinë me Presidentin e Azer

14 Shtator 2020, 14:36 Nga DOSJA
Nuk shkoi vetëm! Rama pozon krah ministres që e shoqëroi në

TURQI– Kryeministri Edi Rama nuk ka udhëtuar vetëm drejt Turqisë. Me anë të një fotoje që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama shihet teksa pozon krah ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit buzëqesh teksa janë ulur në tavolinë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.

Krah fotos, Rama shkruan se me Aljev ka biseduar për të vendosur në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmin. Ai gjithashtu shton se ka folur edhe për çështjen e Rafinerisë së Ballshit.

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmin. Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë,”- shkruan Rama krah fotos duke premtuar edhe zgjidhjen për protestat në Ballsh.

Protesta e naftëtarëve është zhvilluar edhe mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

Ndërkohë Rama, më herët në Turqi takoi Presidentin Rexhep Taip Erdogan, teksa u shfaq duke pirë një çaj me të , në rezidencën e tij verore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama ilham aljev rama ne turqi belinda balluku edi rama ilham aljev rama ne turqi

Sondazh

Poll