Politike

Luigi Soreca: Të finalizohen pa vonesë emërimet në Gjykatën Kushtetuese

14 Shtator 2020, 14:56 Nga DOSJA
Luigi Soreca: Të finalizohen pa vonesë emërimet në

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkoi që ngritja e Gjykatës Kushtetuese të prëfundojë sa më parë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkroi se kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të përmbushet para se të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare për negociatat.

“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. #BE ?? vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë ?? në rrugën e saj të pranimit në BE,”- shkruan Soreca. 

Këtë kërkesë e bëri e bëri edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, më herët. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca ngritja e gjykates kushtetuese luigi soreca ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll