Politike

Dy orë e gjysmë të mbyllur! Rama mbledh raportet nga drejtuesit e qarqeve, problematik rezulton Veriu, u ngarkon detyrën e r

14 Shtator 2020, 11:09 Nga DOSJA
Dy orë e gjysmë të mbyllur! Rama mbledh raportet nga drejtuesit e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka udhëzuar daljet e të gjithë drejtuesve të Partisë Socialiste nëpër qaqre për fushatën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill të vitit 2021. Prej orës 15:30, Rama u mblodh në selinë rozë me të gjithë drejtuesit e qarqeve, gjë e cila do të bëhet çdo javë, deri në datën e zgjedhjeve.

Burime brenda selisë, kanë bërë me dije për Dosja.al se përveç angazhimit të drejtuesve politik, kryeministri Rama ka kërkuar që bëhet edhe një hetim, për të parë se sip o angazhohet Opozita (Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim) për fushatë.

Të gjithë drejtuesit e qarqeve kanë raportuar problematikat që kanë hasur këtë jave para numrit një të socialistëve. Ata kanë dorëzuar raportin javor dhe kanë bërë raportim edhe për punën e drejtorëve të institucioneve të ndryshme nëpër qarqe. Probleme janë hasur më tepër në qarqet e veriut.

Të rritet cilësia e shërbimit dhe e komunikimit me qytetarët. Do angzhoheni në maksimum në fushatë. Dua të di se si janë angazhuar PD dhe LSI për këtë fushatë. Duhet një hetim, analizë,”-mësohet të jetë shprehur Rama para të vetëve.

Ky është takimi i dytë që Rama zhvillon me drejtuesit politik të qarqeve. Më 9 shtator Rama  u shpreh para drejtuesve politikë në qarqe se në zgjedhjet e ardhshme PS-ja duhet të marrë 74 mandate. Kreu i qeverisë ka deklaruar se edhe FRESSH do të riformatohet. Po kështu, kryeministri vendosi që të shtyjë pa afat mbledhjen e Asamblesë Socialiste, e cila ishte lënë që të zhvillohej më datë 11 shtator.

Drejtuesit politikë në qarqe janë:

TIRANË- Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati

DURRËS- Kryeministri Edi Rama (përkohësisht)

ELBASAN- Taulant Balla

FIER- Gramoz Ruçi

BERAT- Blendi Klosi

KORÇË- Niko Peleshi

VLORË- Damian Gjiknuri

GJIROKASTËR- Bledi Çuçi

LEZHË- Lindita Nikolla

DIBËR- Olta Xhaçka

KUKËS- Safet Gjici

SHKODËR– Ilir Beqaj

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledhje me drejtuesit e qarqeve edi rama rama mbledhje me drejtuesit e qarqeve

Sondazh

Poll