Politike

Rama takon Erdoganin në rezidencën e tij verore, shfaqet duke pirë çaj me Presidentin turk: Me mikun e çmuar, ja për çfar

14 Shtator 2020, 13:16 Nga DOSJA
Rama takon Erdoganin në rezidencën e tij verore, shfaqet duke

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Rexhep Taip Erdogan, gjatë vizitës që pati në Turqi. Këtë vizitë, kryeministri Rama e ka pasqyruar edhe në rrjetet sociale.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar një foto ku shihet teksa po konsumon çaj me Erdoganin, të cilin e konsideron mik të çmuar, në rezidencën e tij verore në Marmaris. Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se bashkë kanë biseduar Turqisë për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor?????,”– shkruan Rama krah fotos.

Pas Turqisë, Rama do të shkojë në Greqi, ku do të zhvillojë dhe një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, përsa i përket çështjes së detit.  Dosja.al publikoi edhe axhendën e kryeministrit para pak ditësh, e cila mbyllet me një vizitë në Berlin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne turqi rama takon erdogan rexhep taip erdogan edi rama rama ne turqi rama takon erdogan rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll