Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligji për Presidentin/ Kuvendi ngre dy grupe pune, kush janë deputetët me përgjegjësi mbi

14 Shtator 2020, 10:48 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Ligji për Presidentin/ Kuvendi ngre

TIRANE– Me rinisjen e sesionit të fundit parlamentar për këtë legjislaturë, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur ngritjen e dy grupeve të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për Presidentin e Republikës. Dosja.al ka mësuar se për ndryshimet në KZ, Kuvendi ka zgjedhur Damian Gjiknurin, Klotilda Bushkën dhe Korab Litën.

Ndërkohë që për ligjin për kompetencat e presidentit janë zgjedhur Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Drafti në fjalë parashikon që “ta fusë kreun e shtetit brenda kornizave ligjore” pasi deri tani nuk ka asnjë ligj specifik për Presidentin.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai që njoftoi i pari një ligj për presidentin pas përplasjeve për KED dhe zgjedhjet, dhe e la edhe porosi në Kuvend në seancën e parë, më 7 shtator.  Emrat e grupeve të punës u caktuan sot në Komisionin e Ligjeve, me afat 15 dhe 30 ditë. 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti alban zeneli kodi zgjedhor komisioni i ligjeve ligji per presidentin vasilika hysi adnor shameti alban zeneli kodi zgjedhor komisioni i ligjeve ligji per presidentin vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 07:10

TIRANË- Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor. Që prej orës 08:00 të mëngjesit nxënësit u janë drejtuar institucioneve arsimore, pë...