Politike

Rudina Hajdari uron fëmijët për nisjen e shkollës, publikon foto me vajzën: Suksese të gjithëve, ju mund ta ndryshoni Shq

14 Shtator 2020, 10:22 Nga DOSJA
Rudina Hajdari uron fëmijët për nisjen e shkollës, publikon

TIRANE– Në kuadër të nisjes së shkollës për vitin 2020-2021, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka uruar fëmijët e vegjël që sot rikthehen në bankat e shkollës.

Urimi i veçantë i Hajdarit shkon për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke e shoqëruar postimin me një foto ku shihet së bashku me vajzën e saj.

Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë. Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë, shkruan Hajdari.

Urime të shumta kanë ardhur ditën e sotme për nisjen e vitit të ri shkollor, nga politikanët e njohur në vend.

Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa. Më konkretisht në 1100 shkolla orët mësimore do të zhvillohen me një turn, 480 shkolla do të jenë më një turn të ndarë në dy nënturne dhe 180 shkolla do të jenë më dy turne të ndarë në katër nënturne. Në banka do lejohet që të ulet vetëm një nxënës, i cili do të jetë i pajisur me maskë dhe dezinfektant.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputetja rudina hajdari viti i ri shkollor 2020-2021 deputetja rudina hajdari viti i ri shkollor 2020-2021

Sondazh

Poll

Politike 14 Shtator 2020, 07:10

TIRANË- Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor. Që prej orës 08:00 të mëngjesit nxënësit u janë drejtuar institucioneve arsimore, pë...