Aktualitet

Dënimi i Dritan Dajtit me 25 vite burg, ambasadori Soreca: Duhet vlerësim urgjent

10 Shkurt 2019, 18:59 Nga DOSJA
Dënimi i Dritan Dajtit me 25 vite burg, ambasadori Soreca: Duhet

Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Tiranë, ka bërë thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ-ja dhe Prokurori i Përgjithshëm për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Soreca komenton zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve. “Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Justerereform është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit,”- shkruan ambasadori Soreca.

Dënimi i Dritan Dajtit ka sjellë një valë reagimesh në politikën shqiptare dhe në rrjetet sociale. Disa prej tyre që reaguan ishin ministrat Lleshaj dhe Gjonaj. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar lidhur me dënimin me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit, të cili e cilësoi si kriminal dhe u shpreh se ndaj tyre ka nisur punën me operacionin “Forca e ligjit”.

Kurse në deklaratën e saj për shtyp, ministrja Gjonaj u shpreh se vendimi për Dajtin ishte në kundërshtim me ligjin dhe se i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin disiplinor ndaj trupës së gjyqtarëve që dhanë vendimin.

Më pas erdhi edhe deklaratë e Partisë Demokratike që i cilësoi reagimet e Lleshajt dhe Gjonajt si të shtrënguara pas revoltës publike që u bë për ndryhsimin e masës për dritan Dajtin.

Dajti është autori i “Masakrës së Durrësit”, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, duke e dënuar me 25 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti etilda gjonaj luigi soreca masakra e durresit sander lleshaj dritan dajti etilda gjonaj luigi soreca masakra e durresit sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...