"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit zbulohen GPS në 2 mjetet e Çekanit, pronari flet me emra: Dyshoj te këto persona
Dyshimet për lëndë plasëse në mjetin në Pogradec, Policia: U zbuluan 2 GPS në dy mjete 2 Prill, 09:01 ...
Dyshimet për lëndë plasëse në mjetin në Pogradec, Policia: U zbuluan 2 GPS në dy mjete 2 Prill, 09:01 ...
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Raportohen parregullistë e para, deri më tani votojnë 15 mijë qytetarë 2 Prill, 10:...
'Koha për të festuar'/ Mbesa e Trump reagon për aktakuzën ndaj tij: Më në fund pak drejtësi! 1 Prill, 12:51...
LUFTA/ Rusia injoron sanksionet, rrit prodhimin e municioneve 1 Prill, 13:00 Analiza e DW: Rusia shpall Perëndimin si &l...
TIRANË– Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzon dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit.
Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 25 vite burg.
Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.
Vrasja e biznesmenit Agim Beqo, ka ndodhur në vitin 1999 dhe Dritan Dajti ishte i lirë që pas arratisë në vitin 2004 nga Gjykata e Tiranës.
Dritan Dajti qëndron prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Apel, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Dajtin me 4 burgime të përjetshme.
Sakaq, vendimi i sotëm i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.
Ndryshimi i vendimit të Gjykatës pë dënimin e Dritan Dajtit ka shkaktuar një valë reagimesh në politikë shqiptare, dhe në rrjetet sociale. Ndër to gazetarja Anila Hoxha u shfaq e revoltuar teksa shkruan në një status në profilin e saj në facebook se jeta e një polici nuk vlen. Sipas saj policët dekonspirohen dhe vriten disa herë.
Për këtë çështje reagoi edhe një nga oficerët e Krimeve të Rënda Petrit Gjeçaj. Në një status në rrjetet sociale Gjeçaj shkruan: Vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës…TUUURP e Faqe e ZEZË…
Më pas ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i kronikës së zezë Flamur Vezaj. Vezaj shkruan se Dajti e ka zvarritur proçesin gjyqësor me lojëra prceduriale që t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm. Sipas gazetarit gjyqet po mbahen peng nga kriminelët.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË- Dy ditë pasi kreu krimin makabër, del nga spitali 57-vjeçari Teodor Lera, burri që vrau gruan e tij duke e mbytur dhe më pas duke e qëlluar m...
TIRANË– Pasditen e sotme opozita e bashkuar ka organizuar një protestë në Paskuqan. Banorët e Paskuqanit, një njësi vendore e bashkisë Kamëz, kanë bllokuar...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë, ngjarje që ka tronditur opinionin p...
TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së, për prokurorin, Besnik Cani. Prokurori Cani u konfirmua në detyrë nga KPK më 27 nëntor të 2018-...
DURRËS- Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi në shkollën Rilindja në Kavajë, ku një 13-vjeçare u përdhunua nga 8 djem. Burime për ...
Trupi i gjetur nën rrënojat e avionit në fund të detit i përket futbollistit Emiliano Sala. Ekpertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se trupi që u gje...
Studentët e universitetit të të FSHS-së i ka drejtuar sot një pyetje kryeministrit Edi Rama.“Përdhunimi, kur do flasim? Vogëlushe jemi me ty” kjo ës...
VLORË- Dy ditë pasi kreu krimin makabër, del nga spitali 57-vjeçari Teodor Lera, burri që vrau gruan e tij duke e mbytur dhe më pas duke e qëlluar m...
TIRANË– Është anuluar vendimi i Urdhrit të Stomatologëve që i hapte rrugë dyfishimit të tarifave dentare. Dosja.al raporton se vendimi është marrë në ...
Në Bulqizë ka humbur jetën një minator i cili ishte duke punuar në zonën D të minierës. Mësohet se minatori 57-vjeçar është goditur nga një masiv shkëm...