Aktualitet

Historia e 31-vjeçarit të vdekur që mbahet peng në morg, Berisha bën denoncimin e fortë: Familja nuk ka lekë për autopsi

10 Shkurt 2019, 15:53 Nga DOSJA
Historia e 31-vjeçarit të vdekur që mbahet peng në morg,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të hodhur që po i ndodh një familjeje në një fshat të Dibrës. Sipas statusit të bërë nga ish-kryeministri trupi i një 31-vjeçari të vdekur po mbahet peng që në muajin dhjetor të vitit 2018 pasi prindërit e tij nuk kanë para për të paguar për autopsinë.

Postim i Sali Berishës

Nje makabritet tjeter i kakistokracise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Z.Berisha pershendetje desha t’ju bëj të ditur një ngjarje të hidhur që ka ndodhur në fshatin Zogj të Dibrës. Kanë vrarë një djalë që në muajin prill të vitit 2018 dhe e gjetën në fund të dhejtorit të vitit 2018. Policia e mori trupi sipas rregullores dhe dërgoi në Tiranë për t’I bërë autopsinë me shpresën se mund të gjendet vrasësi. Është futur muaji shkurt dhe autopsia e tij s’ka mbaruar. Imagjinoni familjen që ka mort përditë, ata nuk e mbarojn autopsinë se duan lekë ndersa familja s’ka lek për bukë ju lutem denoncojeni ketë problem serioz per familjen e shkretë qe e keqja e tyre spaska fund. Nuk më intereson nëse denoncimin e bën publik apo anonim, thjesht shpresoj që të bëni diçka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 31 vjecari mbahet peng ne morg autopsia e 31 vjecarit berisha ben denoncimin fshati zogj diber 31 vjecari mbahet peng ne morg autopsia e 31 vjecarit berisha ben denoncimin fshati zogj diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...