Aktualitet

Unaza e re/ Banorët mbjellin pemën me emrin Ardit Gjoklaj: Veliaj mos guxo t’i prekësh

10 Shkurt 2019, 18:12 Nga DOSJA
Unaza e re/ Banorët mbjellin pemën me emrin Ardit Gjoklaj: Veliaj mos

Banorët e Astirit kanë nisur edhe sot protestën kundër projektit “Unaza e Madhe” në ditën e tyre të 99. Mbrëmjen e sotme ata kanë mbjellë pemë, dhe pemën e parë e kanë quajtur Ardit Gjoklaj, në nder të 17-vjeçarit që u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës.

Banorët gjithashtu i kanë bërë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe konkretisht kryebashkiakut Erion veliaj që të mos i prekin pemët e mbjella nga ata.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Ndër to deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga qeveria.

Protestuesit kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti por anulim të plotë të tij, pasi sipas tyre është korruptiv. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

Historia e të miturit Ardit Gjoklaj hapi një valë polemikash dhe debati në vitin 2016, kohë kur ndodhi ngjarja. Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, se kishte ndërhyrë tek prokurori i Tiranës, Petrit Fusha për hetimet e kësaj ngjarjeje.  Ardit Gjoklaj u vra, dhe vrasja e tij, siç na informon sot pas 3 vitesh Gjykata e Tiranës, kurrë nuk u hetua. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret mbjellin peme ardit gjoklaj protesta kunder unazes se madhe protesta ne astir vrasja e ardit gjoklajt banoret mbjellin peme ardit gjoklaj protesta kunder unazes se madhe protesta ne astir vrasja e ardit gjoklajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...