Aktualitet

Investigimi i medies italiane: Ja si po i pastron paratë e drogës mafia shqiptare

10 Shkurt 2019, 18:41 Nga DOSJA
Investigimi i medies italiane: Ja si po i pastron paratë e drogës

Televizioni italian Rai3 i ka kushtuar një artikull Shqipërisë lidhur me mafian shqiptare dhe për mënyrat si ajo po pastron paratë. Kështu gazetarët italianë Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë mbërritur në Shqipëri, ku edhe kanë zhvilluar një intervistë me  gazetaren Klodiana Lala, e  cila shprehet se: Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament.  

Gjatë intervistës, gazetari italian theksoi edhe kërcënimet që ka marrë gazetarja shqiptare nga grupet kriminale, por ajo shprehet se nuk trembet kur vjen puna për të shprehur të vërtetën. Sipas RAI3, gazetarja Lala  shton se sektori i ndërtimit vijon të mbetet fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit.

Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave. Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare. Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën,  thotë Klodiana Lala.

Kujtojmë që në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.

“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”, theksoi  Klodiana Lala.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala mafia shqiptare pastrimi i parave televizioni italian rai3 klodiana lala mafia shqiptare pastrimi i parave televizioni italian rai3

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...