Aktualitet

Studentët e Juridikut kërkesë dekanit Hoxha: Shtyni sezonin akademik

10 Shkurt 2019, 13:27 Nga DOSJA
Studentët e Juridikut kërkesë dekanit Hoxha: Shtyni sezonin

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë drejtuar një kërkesë dekanit Artan Hoxha, ku parashtrojnë 6 pika që pasqyrojnë problematikat e tyre.

Ata kanë kërkuar së pari shtyrjen e sezonit akademik në përputhje me orët e humbura si dhe zëvendësimin e këtyre orëve.

Në letrën drejtuar dekanit Hoxha, studentët kanë kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumenteve për bursë, si dhe për përgjysmimin e tarifave.  

Por gjithashtu ata kërkojnë që të mos vendosen mungesa, studentëve, të cilët kanë marrë pjesë në protestë.

 

LETRA E STUDENTËVE

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.

Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fakulteti juridik letra e studenteve protesta e studenteve sezoni akademik artan hoxha fakulteti juridik letra e studenteve protesta e studenteve sezoni akademik

Sondazh

Poll