Aktualitet

Unaza e Re/ Deputeti Balliu paralajmëron Ramën: Ke kohë deri më 15 shkurt për t’u larguar

10 Shkurt 2019, 17:15 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Deputeti Balliu paralajmëron Ramën: Ke kohë deri

Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish pasditen e sotme për të protestuar kundër projektit, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe dëmton pa të drejtë banesat dhe bizneset e tyre.

Banorët i kanë bërë thirrje sërish kryeministrit Rama që të tërhiqet nga projekti korruptiv sepse i ka orët e numëruara. Në ditën e 99  të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe  nga LSI.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga qeveria.

Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh deputeti Balliu.

Një nga banorët  u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët.

Ndërsa, i pranishëm në këtë protestë ishte dhe ambientalisti, Sazan Guri, i cili e cilësoi të panevojshëm projektin e “Unazës së Madhe”.  Ai tha se në vend të këtij projekti, Rama fare mirë mund të bëjë rrugën nga Rrogozhina në Pezë, në mënyrë që të kalojnë më pak makina në atë rrugë.

Me këtë rast meqë m’u dha mundësia për të thënë diçka. Zoti kryeministër të takon të bësh rrugën nga Rrogozhina në Pezë dhe ate në kombinat, që të kalojnë më pak makina në këtë rrugë. Projekti është i tepërt. Vëmë edhe bast, në qoftë se ky projekti do vendoset në  oponencë në një zyrë inxhinierike do dalë i panevojshëm. Kjo unazë është e panevojshme”, u shpreh ambientalisti Sazan Guri.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu protesta e banoreve sazan guri unaza e re klevis balliu protesta e banoreve sazan guri unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...