Aktualitet

Prej 5 ditësh të zhdukur dy të rinj në Tepelenë e Përmet, ishin bashkë deri në ‘gjurmën’ e fundit/ Lidhjet e tyre m

10 Shkurt 2019, 15:11 Nga DOSJA
Prej 5 ditësh të zhdukur dy të rinj në Tepelenë e

Dy persona janë deklaruar të zhdukur në Tepelenë dhe Përmet. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja, me të cilën ka humbur kontaktet që prej 5 ditësh.

Rama është një emër i njohur për policinë lokale. Ai është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndëve narkotike dhe dyshohet që zhdukja e tij të ketë lidhje me pazaret e drogës. Pavarësisht denoncimit, familjarët shprehen se nuk kanë asnjë informacion lidhur me vendodhjen e 33 vjeçarit.

Ndërsa, personi i dytë,  i cili rezulton i zhdukur prej 3 ditësh, është shoku i Sokol Ramës, me iniciale G.H nga Përmeti.  Të dy personat e zhdukur, dyshohet se kanë qenë bashkë deri në momentin e fundit që kanë humbur kontaktet me familjarët.

Ndërkohë, kujtojmë që ditët e fundit policia greke ka pasur disa arrestime të shtetasve shqiptarë, të cilët, kanë kaluar kufirin e gjelbër në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.

Dyshohet se zhdukja e Ramës dhe shokut të tij, mund të kenë lidhje me arrestimet e lartëpërmendura. Policia po heton rastin e zhdukjes së këtyre dy personave, por ende nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë  ngjarje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permet sokol rama tepelenë permet sokol rama tepelenë

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2019, 14:17

Pse po ikin masivisht Shqiptarët

Në mesin e shqiptarëve, një në dy është gati të ikë jashtë vendit1.Çdo javë prodhon së paku tri lajme, që bën që në Gjermani numri i mjekëve, axhustatorë...