Aktualitet

Rudina Xhunga publikon mesazhin e 15-vjeçares së përdhunuar: Flit vogëlushe, denoncoje!

10 Shkurt 2019, 14:02 Nga DOSJA
Rudina Xhunga publikon mesazhin e 15-vjeçares së përdhunuar:

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka shpërndarë një nga mesazhet që i kanë shkuar në inbox-in e saj lidhur me temën e përdhunimit, marrë shkas nga rasti i Kavajës. (Lexo këtu)

Vajza që i shkruante Rudinës, tregonte rastin personal të dhunës që në moshën 15-vjeçare nga i dashuri i saj dhe nga shoku i tij.

Mesazhi i vajzës:

“Teta Rudina, Me fal se po te shqetsoj, vete jam nje viktim e dhunes seksuale,15 vjece ish i dashuri im me kerkoi te kryenim mardhenie seksuale dhe un ne fillim nk pranova por ai me kembngulje me bindi dhe me tha qe do e takoja ate ne nje rruge ku jetonim te dy dhe me pas te iknim ne nje hotel qe tmos na shikonte kush,e takova dhe ikem te hoteli,kur u hap dera e hotelit shoh brenda ne dhome edhe nje shok te tij,me shtyne ne dhome dhe me mbyllen gojen,me godisnin ne bark dhe koke qe te pushoja se qari dhe bertituri,njeri me mbante derisa tjetri te kryente punen e tij dhe keshtu vazhdoi makthi per ore te tera nk me lane te dal qe aty,ne fund ata u veshen dhe dolen nga dhoma,i dhane ca lek pastrueses se hotelit dhe i thane tme ndihmonte te vishesha e te gjeja furgon qe te ikja ne shtepi.

Kane kaluar vite dhe skam folur nga frika cdo te thone njerezit,me ata te dy ndrrohem cdo dite ne rruge dhe me qeshin, duke me kujtuar cdo moment cfare kam kaluar . Dhe njoh raste te tilla shuuuum. Ju kane ndodhur shoqeve te mia ne shkolle ku jan mashtruar nga mesuesit dhe jan kercenuar per te kryer maredhenie. Ju duhet te na ndihmoni me sa me shume emisjone mbi keto tema qe njerezit si ata te dy, te kene pak frike  dhe tmos i bejne me.”

Gazetarja ka dhënë edhe mesazhin e saj lidhur me ngjarjet e tilla, ku edhe i ka kërkuar vajzave që të flasin dhe të denoncojnë pasi në asnjë rrethanë nuk është faji i tyre.

“E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje!  Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd,”-shkruan gazetarja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perdhunimi i te mitures ne kavaje perdhunimi ne drenas rudina xhunga perdhunimi i te mitures ne kavaje perdhunimi ne drenas rudina xhunga

Sondazh

Poll