Sport

Tirana përforcohet me “koloninë” e ganezëve, bardheblutë prezantojnë tre lojtarë

10 Shtator 2020, 15:58 Nga DOSJA
Tirana përforcohet me “koloninë” e ganezëve,

TIRANË-Sot ka qenë dita e prezantimit të tre ganezëve te Tirana. Më në fund, bardheblutë kanë mirëpritur tre përforcimet më të reja të ekipit. Fillimisht, ishte radha e dy mesfushorëve Giamfi dhe Sulej, ndërsa tashmë kryeqytetasit kanë zyrtarizuar edhe Derrik Sasraku.

Sulmuesi pasi ka firmosur kontratën, do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo. 26-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv duke qenë se aktualisht te Tirana kishin mbetur vetëm me dy alternativa, Muçin dhe Avdiajn.

Kështu, kampionët e Shqipërisë plotësohen para turit Play-Off të Ligës së Europës, ku do të tentojnë të bëjnë surprizën duke marrë pjesë më pas në fazën e grupeve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gana sasraku tirana gana sasraku tirana

Sondazh

Poll