Sport

VIDEO/ “E shkatërruan injorantët”,Izmir Smajlaj, kampioni “fluturues” që i prishin dhe pistën e stërvitjes: Fajtori

10 Shtator 2020, 12:48 Nga DOSJA
VIDEO/ “E shkatërruan injorantët”,Izmir Smajlaj, kampioni

TIRANË-Izmir Smajlaj, një kampion i rritur në kushtet më të pazakonta, i stërvitur në pedonalen e Shkodrës, nga ku u shpall kampion Europe.Një sportist elitar që vuan mungesën e stafit, por jo vetëm kaq! Smajlaj është kampion Europe.

Rekordmen i padiskutueshëm, që stërvitet në kushte ekstreme. Të paimagjinueshme për një sportist të nivelit të tij në arenën ndërkombëtare. Të mendosh që Shqipërisë i ka dhënë medalje të pafundme dhe në përfundim, atletit shkodran e falendrojnë duke i prishur pistën në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur atleti i klubit të Tiranës dhe Shqipërisë, Izmir Smajlaj, i cili mbi të tjera thotë se shumë shpejt do të kthehet ashtu siç ishte.

STATUSI I PLOTË I IZMIR SMAJLAJ

I zhgenjyer!!!!

Te zgjohesh me kenaqesine sepse tashme Tirana ka nje piste profesionale per kercimin se gjati, e te shohesh qe eshte shkaterruar me keto mbishkrime injorantesh, eshte fatkeqesi!

Me vjen keq qe vazhdojne ende te tilla vandalizma, por ti “Bona” qendro e qete, do te gjendet fansi yt dhe do perballet ne organet kompetente, se te tilla idiotesi nuk ecin para!

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletike izmir smajlaj tirana atletike izmir smajlaj tirana

Sondazh

Poll