Sport

“Hanim akrepa e buburreca”, ish-sulmuesi tregon eksperiencën e tmerrshme në Kinë

9 Shtator 2020, 18:43 Nga DOSJA
“Hanim akrepa e buburreca”, ish-sulmuesi tregon eksperiencën e

KAZAKISTAN-Ish sulmuesi i CSKA-së së Moskës, Vagner Love foli për atë që e befasoi më shumë në Kinë. 36-vjeçari luan për Qayrat në Kazakistan dhe më parë ka luajtur për klubin kinez Shandong Luneng. Braziliani ka treguar eksperiencën e tij në Azi, atje ku ushqimi e ka befasuar më shumë.

“Të them të drejtën, ushqimi më befasoi shumë në Kinë,” tha lojtari në një intervistë me Krasava. Kemi ngrënë akrepë, buburrecë etj. Gjatë fundjavave që shëtisnim, kishte vende ku shokët e skuadrës kapnin insekte të gjalla, i lyenin me vaj, i skuqnin dhe i hanin “. Suksesin më të madh Vagner Love e ka pasur me CSKA e Moskës ku fitoi tre kampionate, gjashtë Kupa dhe Kupën UEFA në vitin 2004.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kine vagner love futboll kine vagner love

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...