Sport

Per kë bien këto këmbana? Klubet e Superiores e ndajnë mendjen, nuk ka futboll nëse nuk plotësohen katër kushtet e qeveri

9 Shtator 2020, 18:23 Nga DOSJA
Per kë bien këto këmbana? Klubet e Superiores e ndajnë

SHQIPËRI-Në fundjavë ishte programuar të fillonte sezoni i ri i Kategorisë Superiore, por 10 klubet të mbledhur në fillim të muajit gusht dolën me një deklaratë ku bënin me dije se nëse katër kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria, atëherë do ta bojkotojnë nisjen e garës.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kryeministri i vendit, Edi Rama në lidhje me krizën që po përjeton futbolli në vend. Presidentët e klubeve paralajmëruan se do të protestojnë edhe në buleverd për t’iu plotësuar premtimet që vetë kryeministri u ka bërë rreth dy vite më parë.

Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.)Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a.Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

d.Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimit për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona.  Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama futboll superiore edi rama futboll superiore

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...