Sport

Më 11 shtator bën 75 vjeç, Beckenbauer trondit me deklaratën e tij: Mendoj shpesh për vdekjen e lutem, koha është e limit

10 Shtator 2020, 08:32 Nga DOSJA
Më 11 shtator bën 75 vjeç, Beckenbauer trondit me

GJERMANI-Franz Beckenbauer, ish-legjenda e Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich publikisht shfaqet më pak se më parë. Në korrik 2015 djali i tij Stefan humbi jetën nga një tumor në tru. Kaiseri, për më tepër, ishte në mes të polemikave që lidheshin me dorëzimin (Gjermanisë) të Botërorit 2006 e iu desh të përballonte disa operacione. Motive për të cilat, pak ditë nga ditëlindja e 75, lindur në 11 shtator, ka pranuar se i ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit të ditëve: “Ditëlindja e 50 nuk më bëri asnjë efekt, e 70-a aspak , ka shpjeguar për Bild .

Tani që jam 75 vjec e për herë të parë kam nisur të mendoj vdekjen. Shoh fundin. Shpresoj që Zoti të më japë ende shumë vite, por në këtë moshë nuk i dihet kurrë. Kupton që koha është e limituar. E kjo të bën të reflektosh”.

Ish-futbollisti, thekson se nuk ka frikë: “E di që do të vdes një ditë, por nuk kam ankth për diçka që nuk e kam në dorë që ta ndryshoj. Falenderoj Zotin për jetën që më bëri të jetoj”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franz beckenbauer gjermania franz beckenbauer gjermania

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...