Sport

Pasi vishet zikaltër, Kolarov: Interi ishte zgjidhje e lehtë për mua, mezi po pres që ti shënoj Milanit

10 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
Pasi vishet zikaltër, Kolarov: Interi ishte zgjidhje e lehtë për

ITALI- Ish-mbrojtësi i Romës, Aleksandar Kolarov është zyrtarizuar si mbrojtësi i Intër. 34-vjeçari nga Serbia u kërkua me ngulm nga trajneri Antonio Conte, dhe ka firmosur një kontratë me zikaltëit për një vit, me rinovimin deri në verën e 2020.

Kolarov në një konferencë për Inter Tv ka folur për momentin që mori ftesën e parë nga trajneri Conte, si edhe për dëshirën e madhe që ka ta mbyllë karrierën e tij të zikaltërit. Ai gjithashtu ka hedhur një batutë për kundërshtarët e përjetëshëm të Intërit, Milanin ku premton që të shënoj në portën e tyre.

“Ishte një zgjedhje e lehtë për mua, nuk u mendova dy herë kur më erdhi telefonata e Interit. E pranova menjëherë ofertën. Sigurisht që Conte influencoi në vendimin tim. Ai ia ka dalë t’i ndryshojë totalisht fytyrën ekipit. Shpresoj të bëjmë gjëra të mira së bashku, do të përpiqemi të fitojmë trofe.

? | WELCOME

However many theories there may be, there’s only one truth. ??‍?#Inter #ForzaInter #NotForEveryone #Kolarov pic.twitter.com/qszQzPvRAo

— Inter (@Inter_en) September 10, 2020


Roli im? Ndihem mirë në rolin e mbrojtësit anësor. Idhulli im ka qenë gjithmonë Sinisa Mihajlovic, ndoshta fati do ndikojë që, njësoj si ai, edhe unë të mbyll karrierën tek Interi.

Derbi ndaj Milanit? Kam luajtur shumë derbe në karrierë. Është një duel shumë i rëndësishëm, kam shënuar plot gola në derbi, pres të bëj të njëjtën gjë edhe përballë Milanit“, deklaron Kolarov.

Mbrojtësi 34-vjeçar pasi mbylli angazhimin me kombëtaren e Serbisë,  ka firmosur kontratën e re 1-vjeçare me ekipin e Contes. Kartoni i tij i kushtoi Interit 1,5 milionë euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aleksandar kolarav merkato e interit aleksandar kolarav merkato e interit

Sondazh

Poll