Sport

Ankth në Serie A, presidenti i klubit rezulton pozitiv me koronavirus,mund të ketë infektuar edhe…

10 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
Ankth në Serie A, presidenti i klubit rezulton pozitiv me koronavirus,mund

ITALI-Në Itali futbolli vazhdon të vuajë koronavirusin, pas vendimit që deri në fillim të tetorit do të luhet me dyer të mbyllura, këtë herë COVID-19 ka prekur presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis. Ditën e djeshme presidenti napolitan ishte i pranishëm në një mbledhje të Ligës. Mediat italiane shtojnë se De Laurentis nuk është asimptomatik dhe thuhet se së bashku me të pozitiv ka dalë edhe një anëtar i familjes.

Kjo ka ngjallur frikë edhe te presidentët e tjerë të Serisë A, të cilët kanë qenë dje në mbledhjen e Ligës dhe mund të jenë të detyruar të futen në karantinë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian, që nuk jep informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën duhet shumë kujdes, duke parë moshën e madhe të De Laurentis.

Infektimi i këtij të fundit vjen pas atij të Berluskonit, ish-presidentit të Milanit, i cili po lufton ende me virusin e rrezikshëm.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de laurentis lotitto napoli de laurentis lotitto napoli

Sondazh

Poll