Sport

S’ka futboll në Shqipëri! FSHF shtyn hapjen e fillimit të kampionatit të Ligës Superiore

10 Shtator 2020, 14:45 Nga DOSJA
S’ka futboll në Shqipëri! FSHF shtyn hapjen e fillimit të

TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim zyrtar të minutave të fundit ka deklaruar se do të shtyjë datën e fillimit të Kategorisë Superiore. Ky vendim ka ardhur pas sygjerimit të Ligës Profesionale të Futbollit drejtuar FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kërkesa e Anëtarëve të Ligës Profesionale të Futbollit ka ardhur si pasojë e neglizhencës që Qeveria Shqiptare u ka bërë kërkesave të paraqitura nga Liga Superiore në datën 10.08.2020 Kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet të plotë gjatë mbledhjes së Anëtarëve të Ligës Profesionale të Futbollit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport komiteti ekzekutiv i fshf superliga shqiptare komiteti ekzekutiv i fshf superliga shqiptare

Sondazh

Poll