Sport

Djali i Schumacher po pret rastin e tij, Mick gati të debutojë në Formula 1

9 Shtator 2020, 19:06 Nga DOSJA
Djali i Schumacher po pret rastin e tij, Mick gati të debutojë në

GJERMANI-Mick Schumacher mund të debutojë në Formulën 1 që këtë fundjavë, pasi mediat gjermane raportojnë se po planifikohet të marrë pjesë në sesionin e parë të provave të lira, në timonin e një makine Alfa Romeo ose një makine Haas.Djali i legjendës gjermane të formulës 1, Michaele Schumacher, aktualisht është pjesë e Ferrari Driver Academy dhe garon në Formulën 2, ku është pretendent për titullin e kamionit të botës, pasi fundjavën që lamë pas triumfoi në Monza.

Këtë fundjavë Formula 1 do të jetë sërish në Itali në garën e Mugellos dhe pikërisht në Toskanë pritet që Mick të marrë vendin e Grosjean ose Magnussen për të kryer pjesën e parë të provave të lira.

Më herët ka qenë skuadra e Alfa Romeos që ka lajmëruar për disa sesione provash testuese me Mick Schumacher në garat e fundit të Formulës 1, pasi po planifikon që sezonin e ardhshëm ta marrë zyrtarisht për të garuar me njëvendëshen italiane që momentalisht ka pjesë të saj edhe Kimi Raikkonen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 michael schumacher mick schumacher formula 1 michael schumacher mick schumacher

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...