Politike

Ambasadorja gjermane thirrje partive politike: Merrni pjesë në zgjedhje, do monitorohen nga ne

12 Prill 2019, 14:03 Nga DOSJA
Ambasadorja gjermane thirrje partive politike: Merrni pjesë në

TIRANË- Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz u ka bërë sot thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Ambasadorja Susanne Schütz dhe Erida Skëndaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), kanë rënë dakord sot për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019.

Qeveria Federale do ta mbështesë AHC-në me fonde të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate subvencioni në Ambasadën Gjermane, Ambasadorja Schütz deklaroi:

zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme.

Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit/et të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”.

“Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.

Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, – tha ambasadorja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi pd susanne schutz zgjedhjet e 30 qershorit lsi pd susanne schutz zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll