Politike

Korab Lita: Para se të pranoja mandatin, u konsultova me Bashën, Bashkia e marrë peng nga Xhelal Mziu

12 Prill 2019, 10:29 Nga DOSJA
Korab Lita: Para se të pranoja mandatin, u konsultova me Bashën,

TIRANË- Deputeti më i ri i Kuvendit, Korab Lita flet për Dosja.al dhe tregon arsyet që e detyruan të futej në parlament e të dilte kështu kundër vendimit të opozitës.

Lita tha se arsyet lidhen me mungesën e garës së lirë në bashkinë e Kamzës.

Në muajin Shtator 2018, PD dega Kamëz ashtu si në të gjithë Shqipërinë u fut në procesin e zgjedhjes të strukturave të saj. Ashtu siç ka ndodhur që nga viti 2011 në Kamëz, edhe ky proces zgjedhor u bë në tavolinë. Thjesht u plotësuan
procesverbalet dhe procesi u quajt i përfunduar. Në mbledhjen konstituive të kryesisë së re, në shenjë proteste dhe mospranimi të këtij procesi antistatuor, une dhashë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti duke deklaruar se do kontribuojë në Parti në rolin e anëtarit të saj. Më vonë ngjarjet mes meje dhe Kryetarit të Partisë dhe njëkohësisht të Bashkisë Kamëz precipituan, dhe si pasojë erdhi ky vendim.

Lita tregon se para të pranonte mandatin ka takuar kryetarin e PD, Lulzim Basha të cilit i ka kërkuar që të hapë garën në degën e PD në Kamëz.  Deputeti i ri hedh akuza tek Xhelal Mziu dhe thotë se ai ka marrë peng bashkinë.

Përpara se të marr këtë vendim me kërkesën time kam takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha në zyrën e tij, ku i kam paraqitur të gjithë situatën që është krijuar në degën e PD dhe Administratën e Bashkisë Kamëz. I kam kërkuar që të hapë garën për zgjedhje reale në degën e PD Kamëz dhe për kandidatin e PD për bashkinë Kamëz, pozicione të cilat janë marrë peng dhe mbahen pa garë nga Xhelal Mziu prej 14 vitesh. Më shumë se një mungesë dëshire, nga kjo bisedë kuptova ndoshta një pamundësi të z.Basha për ta bërë këtë gjë ndaj z.Mziu.

Korab Lita, është një nga deputetët e rinj të PD që pranoi mandatin e deputetit, duke dalë kështu nga qëndrimi i PD dhe LSI. Prej 3 muajsh opozita ka braktisur parlamentin, dhe ka djegur mandatet duke hapur një krizë të thellë politike. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore. Nga ana tjetër, Rama ofron vetëm dialog për reformën zgjedhore, por jo dorëheqjen.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te opozites korab lita lulzim basha xhelal mziu deputetet e rinj te opozites korab lita lulzim basha xhelal mziu

Sondazh

Poll