Politike

Ministeriali i Varshavës, Cakaj: Të rinjtë kanë nevojë për perspektivë europiane, s’po kërkojmë të hyjmë nesër

12 Prill 2019, 09:43 Nga DOSJA
Ministeriali i Varshavës, Cakaj: Të rinjtë kanë nevojë

POLONI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, mungesa e të cilës mund të çojë, me gjithë përpjekjet tona për t’i zbutur, në thellim të sfidave të tyre,” tha Ministri në Detyrë.

Cakaj vlerësoi se Procesi i Berlinit ka rritur në mënyrë të ndjeshme ndërlidhjen mes vendeve të rajonit, por theksoi se ende fatkeqësisht vihet re se është shumë e vështirë të ofrohen arritje konkrete në një ambient, i cili karakterizohet nga mosmarrëveshje të vazhdueshme me retorikë politike.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se është shumë e rëndësishme që vendet tona të jenë më të vendosura për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse ka sinqeritet dhe përgjegjësi në adresimin e reminishencave të së kaluarës.

“Rajoni ynë nuk po kërkon të hyjë nesër në BE, por procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm dhe inkurajues për ndërmarrjen e reformave të nevojshme si shteti i së drejtës, reforma në arsim, zhvillimi ekonomik etj. Liberalizimi i vizave me Kosovën apo hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë instrumentale për rritjen dhe thellimin e reformave.”

Ministeriali i Varshavës shërben si takim përgatitor për Samitin e Poznan-it kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në korrik 2019, në Poznan të Polonisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne poloni gent cakaj ministeriali i varshavës poloni cakaj ne poloni gent cakaj ministeriali i varshavës poloni

Sondazh

Poll