Politike

Babale/ Salianji në gjykatë, Basha kërcënon gjyqtarin: PD do ua bëj Vettingun publikisht

12 Prill 2019, 13:16 Nga DOSJA
Babale/ Salianji në gjykatë, Basha kërcënon gjyqtarin: PD do

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka reaguar pas marrjes së vendimit nga gjykata e Tiranës për dosjen “Babale”. Basha u tregua i ashpër me gjyqtarin dhe prokurorët e çështjes duke thënë se nuk do ua falte këtë vendim që morën. “Do u bëjmë vettingun publik”, ishte ky zotimi që bëri Basha para gazetarëve nga selia e PD.

Më tej Basha tha se ky vendim ishte i gabuarr, pasi Prokuroria nuk nisi hetimet për ata që sipas tij duhet të ishin të pandehur dhe prapa hekurave, por mori të pandehur ata që denoncuar krimin. Duke mbrojtur Salianjin për denoncimin që ka bërë, kryetari i opozitës tha se, ish- deputeti ka bërë atë që nuk e bënë dot mediat dhe drejtësia, pasi ka futur në burg Agron Xhafën.

PJESË NGA DEKLARATA E BASHËS

Kjo tregon përmasat e narkoshtetit, kurrë më parë nuk tregohet më qartë se qëndrojnë dhe janë të përfshira organet e shteit për këtë çështje. Shumë insitucione janë përfshira në këtë skandal. Të gjithë sësbashku të kapur në përgjigme zyrtare të Prokurorisë, jo për të mbrojtur një person, por për t’u vënë kundër Salianjit i cili denoncoi.

Salianji bëri të mundur atë që  medeia dhe drejtëisa nuk e bëri, pasi çoi në burg Agron Xhafën. Prokuroria është pjesë e skemës së narkoshtietit. Nuk kanë guxuar të bëjnë punën, pasi janë urdhruar nga Donika Prelës që është e korruptuar. Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka promovuar autorët e këtij krimi të rëndë, duke i bërë drejtor dhe nën drejtor të Policisië në qarqe.

Sot prokurorët e çëshjes dhe një gjyqtar, të tre peng të Vettingut nuk kanë pranuar që të nisin hetimet por kanë çuar në gjykatë denoncueisit e krimit. I bëj të qartë Kastriot Gramshit që është gjyqtari i çështjes se nuk do ta kalojnë dot Vettingun, nuk do i falim. Do u bëjmë vetting publikisht si Partisë Demokratike.

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë, PD publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.  PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliun u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji kastriot gramshi lulzim basha dosja babale ervin salianji kastriot gramshi lulzim basha

Sondazh

Poll