Politike

Mesazhi i presidentit Meta: Të krijojmë një klimë të re dëgjimi edhe në politikë

12 Prill 2019, 12:53 Nga DOSJA
Mesazhi i presidentit Meta: Të krijojmë një klimë të re

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për politikën. Gjatë një aktiviteti në një universitet privat, Meta tha se duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ai foli edhe për ligjin e arsimit të lartë, për të cilin tha se protesta e studentëve tregoi se zbatimi i tij ka probleme.

Është e domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Duhet të jemi gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse”, deklaroi Presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit, reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.

Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me ‘Kartën e Studentit’ është e pajustifikuar. ‘Karta e Studentit’ është detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, u shpreh Presidenti Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll