Politike

Samiti në Kroaci/ Mediat greke nxijnë Endri Fugën, si qëndron e vërteta e takimit Tsipras-Rama

12 Prill 2019, 08:37 Nga DOSJA
Samiti në Kroaci/ Mediat greke nxijnë Endri Fugën, si

KROACI– Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Kroaci me holomogun e tij grek Aleksis Tsipras. 

Sipas zyrës së kryeminstrit, biseda mes dy krerëve të dy qeverive, asaj  shqiptare dhe greke, u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me BE-në. 

Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Ndërkohë që para disa javësh nga Rumania, Tsipras tha se nëse Shqipëria nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek, perspektiva e saj evropiane nuk do të kishte një të ardhme të mirë dhe se për atë gjë do të sigurohej vetë ai. (Lexo këtu) Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe vetë presidenti Prokopis Pavlopoulos.

Por ndryshe nga zyra e shtypit të kryeministrit Rama, mediat greke e reflektojnë ndryshe takimin mes dy krerëve të qeverive. 

Mediat greke bëjnë me dije se Tsipas i bëri të qartë homologut shqiptar se kriteri qendror për fillimin e rrugës së pranimit në BE është respektimit të drejtat e pakicës greke. Gjatë takimit, Tsipras gjithashtu përgëzoi vendimin e VKM për pezullimin e kalimit të titujve për pronësinë e tokave në Himarë duke këmbëngulur në realizimin e saj. Lidhur me rastin, Rama siguroi homologun se VKM-ja do të publikohet edhe në fletoren zyrtare në ditët në vazhdim. Sipas burimeve të mediave greke, Rama u zotua se do të bënte çdo gjë në përputhje me rregullat e BE dhe certifikatave të pronësisë. Gjithashtu temë diskutimi mes dy kryeministrave ishin edhe tekstet shkollore dhe varrezat e ushtarëvë grekë në Shqipëri. Në pjesën e dytë të takimit, kryeministrat diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe zhvillimin e infrastrukturës.

Rama ndodhet në Dubrovnik që prej ditës së djeshme ku edhe po merr pjesë në takimin e samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti 16+1 u themelua në vitin 2012 si një mënyrë për të promovuar biznesin dhe marrëdhënien e investimeve mes Kinës dhe 16 vendeve të Balkanit. Vendet pjesëmarrëse në 16 janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Greqia. 

Gjithashtu në këtë Samit, Rama ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij kinez, Li Keqiang.  Ende nuk dihet nëse dy palët kanë diskuatuar lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit, për të cilën Rama bëri me faj koncensionarin kinez. 

(k.m ./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksis tsipras edi rama rama ne kroaci rama takon tsipras aleksis tsipras edi rama rama ne kroaci rama takon tsipras

Sondazh

Poll