Politike

“Sondazhet flasin për ne”, Basha nga Fieri: Rama e di se zgjedhje pa opozitën nuk ka

12 Prill 2019, 11:16 Nga DOSJA
“Sondazhet flasin për ne”, Basha nga Fieri: Rama e di se

FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier ku tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë. Basha më tej u shpreh se sondazhet flasin për një fitore të PD, dhe shtoi se janë e forca e parë në vend. Lideri i opozitës shtoi se “banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur”.

Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes”, tha Basha.

Nga ky takim lideri i opozitës tha se qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë”m, u shpreh kryetari i PD.

Opozita për më shumë se dy muaj ka dalë nga Parlamenti dhe  po vijon protesta e pandalshme, ku kërkojnë largimin e Edi Ramë si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, zgjedhje me Ramën kryeminsitër nuk do të ketë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha rama djegia e mandateve te opozites lulzim basha opozita e re zgjedhje pa opoziten basha rama djegia e mandateve te opozites lulzim basha opozita e re zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll