Politike

Samiti në Kroaci/ Rama takon homologun kinez: Hiqni vizat, na ndihmoni në rritjen e turizmit

12 Prill 2019, 09:54 Nga DOSJA
Samiti në Kroaci/ Rama takon homologun kinez: Hiqni vizat, na ndihmoni

KROACI- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.

Gjatë takimit mes tyre, Rama Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez dhe heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve.

Sipas Ramës, diçka e tillë do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama li keqiang rama ne kroaci rama takon keqiang edi rama li keqiang rama ne kroaci rama takon keqiang

Sondazh

Poll