Politike

‘Babale’/ Salianji pas gjyqit: Futa në burg vëllain e Xhafajt, nuk e bëri dot as shteti

12 Prill 2019, 11:13 Nga DOSJA
‘Babale’/ Salianji pas gjyqit: Futa në burg vëllain e

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat pas seancës së zhvilluar në Gjykatën Penale lidhur me dosjen “Babale”.

Në fjalën e tij, pas seancës së gjyqit, Salianji dha një prononcim për mediat ku u shpreh se Prokuroria nuk kishte asnjë provë kundër tij dhe se ai futur në burg vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Agronin. 

“Boll kam dëgjuar shokë të dënuar të Ramës në parlament. Këtu ishte një rast tjetër i shokëve të Ramës që i përdori si dëshmitarë të sajuar. Nuk kishte asnjë provë të re ndaj meje vetëm agjitacion dhe propagandë. Thuhej se Salinji donte të dëmtonte politiksht Fatmir Xhafajn. I kërkova prokurorëve të marrin nën arrest Nushin dhe Andon Markon. Të dy kanë deklaruar se nuk e njohin Alizotin por janë kapur në përgjime duke i dhënë para. Nuk më intimidojnë dot presionet e tyre por më nxisin më shumë drejt misionit tim drejt të vërtetës. Bëra atë që nuk bëri dot shtetit. Unë kam futur në burg vëllain e Fatmir Xhafajn. Do të kemi surpriza të tjera. Në tre muaj hetime prokuroria nuk më gjen dot një kontakt me Alizotin por vetëm me deputetë. Prokuroria duhet të provojë fajësinë time. Nuk ka vepër penale dhe asnjë provë.”

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”. Akuza për kallëzimin e rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji gjykata penale dosja babale ervin salianji gjykata penale

Sondazh

Poll