Politike

Samiti në Kroaci/ Rama takon homologët e Kinës dhe Greqisë, çfarë u diskutua mes tyre

12 Prill 2019, 10:06 Nga DOSJA
Samiti në Kroaci/ Rama takon homologët e Kinës dhe Greqisë,

KROACI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik në kuadër të samitit të 8-të mes Kinës dhe vendeve të Europës jug-lindore. Gjatë ditës së sotme, Rama ka zhvilluar një takim me homologun Li Keqiang, të cilit i ka kërkuar heqjen e vizave. Nga ana e tij, kryeministri kinez premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare. Pas takimit me Keqiang, Rama zhvilloi një takim dhe me homologun grek, Aleksis Tsipras. Në takim u diskutua lidhur me çështjen e pronave në Himarë, tekstet shkollore dhe varrezat greke. Takimi është reflektuar ndryshe nga zyra e shtypit të kryeministrit dhe shumë më ndryshe nga mediat greke. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 11:54- Rama takon homologun kinez: Hiqni vizat, na ndihmoni në rritjen e turizmit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang. Gjatë takimit, Rama kërkoi heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve. Kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Ora 10:37- Rama takim në Kroaci me kryeministrin grek Aleksis Tsipras

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Kroaci me holomogun e tij grek Aleksis Tsipras. Rama vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE. Por disa javë më parë, Tsipras tha se nëse Shqipëria nuk respektonte të drejtat e minoritetit grek, perspektiva e saj evropiane nuk do të kishte një të ardhme të mirë. Ndryshe nga zyra e shtypit të kryeministrit është nxjerrë blof nga mediat greke. 

Samiti 16+1 u themelua në vitin 2012 si një mënyrë për të promovuar biznesin dhe marrëdhënien e investimeve mes Kinës dhe 16 vendeve të Balkanit. Vendet pjesëmarrëse në 16 janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Hungaria, Lituania, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni dhe Greqia.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksis tsipras edi rama li keqiang rama ne kroaci rama takon keqiang rama takon tsiprasin aleksis tsipras edi rama li keqiang rama ne kroaci rama takon keqiang rama takon tsiprasin

Sondazh

Poll