Aktualitet

Vjehrri iu hodh nga Sanatoriumi, Gjetan Gjetani i prekur: Sot shfaqi probleme psikologjike, do flas në një moment të dytë

2 Shtator 2020, 20:36 Nga DOSJA
Vjehrri iu hodh nga Sanatoriumi, Gjetan Gjetani i prekur: Sot shfaqi probleme

TIRANË– Gjetan Gjetani, ish-deputeti socialist, ka komentuar ngjarjen e rëndë, pasi vjehrri i tij Hasan Mira, u vetëflijua duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”. I kontaktuar nga ABC News, Gjetan Gjetani tha se do të flasë në një moment të dytë për ngjarjen dhe sqaroi se vjehrri i tij kishte shfaqur probleme psikologjike ditën e sotme.

Do flas në një moment të dytë për ngjarjen. Problemet psikologjike i shfaqi ditën e sotme,“- mësohet të ketë thënë Gjetani

Vjehrri i Gjetanit, Hasan Mira nga Klosi u vetëflijua mbrëmjen e sotme. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 19:17

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikt...