Aktualitet

2 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se autori i plagosjes, Ervis Dedej, fillimisht është konfliktuar verbalisht me të plagosurin Koçi, dhe më pas dy të rinjtë janë rrahur me grushte. Gjithçka ka nisur rreth orës 21:00, por Dedej, nuk e la me aq.

Ai shkoi drejt makinës, mori armën dhe u kthye sërish përballë Koçit. Ervis Dedej, gjithashtu 26 vjeç, qëlloi dy herë me armë zjarri drejt të riut me të cilin u konfliktua.

Keli Koçi është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i plagosjes, Ervis Dedej është shpallur në kërkim.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes bashkë me grupin hetimor dhe po heton për shkaqet e kësaj plagosjeje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 25-vjecari rrogozhine plagoset 25-vjecari rrogozhine

Sondazh

Poll