Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Arrestohen 3 shoferë dhe 35 të tjerëve u hiqet patenta, mes tyre edhe shtetas të huaj

2 Shtator 2020, 18:25 Nga DOSJA
Shkelën rregullat e qarkullimit/ Arrestohen 3 shoferë dhe 35 të

TIRANË– Në 24 orët e fundit Drejtoria e Policisë Rrugore ka pezulluar 35 leje drejtimi, janë arrestuar tre drejtues mjetesh si dhe janë vendosur 1.052 masa administrative.

Sipas njoftimit zyrtar të Policë Rrugore raportohet se në të gjithë territorin e vendit kanë vijuar kontrollet me radar, drager dhe dronë për të ndëshkuar të gjithë qytetarët të cilët shkelin kodin rrugor, masa të cila merren me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndër të tjera mësohet se 131 masa janë vendosur për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit.

Ndërsa 132 të tjerë janë ndërshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.

Postimi i Plotë i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 2 shtator 2020. Gjatë 24 orëve të fundit: 35 leje drejtimi të pezulluara, 3 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1052 masa administrative.  Policia Rrugore, në të gjithë vendin, ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.  Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara. 30 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.  Janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;  2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;  131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit;  132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.  Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.  Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i akisdenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.  #zbatorregullatudhëtoisigurt #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️ #MosPërdor?gjatë drejtimit të?

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shofere drejtoria e policise rrugore shkelën rregullat e qarkullimit arrestohen 3 shofere drejtoria e policise rrugore shkelën rregullat e qarkullimit

Sondazh

Poll