Aktualitet

‘Nëna ka qenë në emigracion dhe më ka ndihmuar’/ OFL i çoi formularin, flet 53-vjeçari, tregon kushtet ku jeton: Çfar

2 Shtator 2020, 15:22 Nga DOSJA
‘Nëna ka qenë në emigracion dhe më ka ndihmuar’/

SHKODËR– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit Ali Koplikut, një 53-vjeçari nga Shkodra, i cili ka vuajtur për 14 vite dënimin për vrasje.  Përpara mediave  53-vjeçarit, ka treguar kushte e vështira ekonomike ku dhe bën apel për drejtësi.

Tashmë prej vitesh jeton në një shtëpi në malin e Taraboshit dhe tregon se ka blerë një makinë me kredi vetëm për të çuar fëmijët në shkollë, por nuk ka asnjë pasuri tjetër. Ai kërkon drejtësi pasi pretendon që “hasmi” i ka vrarë edhe babain gjatë kohës që ai ishte në burg dhe vuante dënimin për vrasjen e bërë. Përmes një avokati, Ali Kopliku e ka bërë vetëdeklarimin duke ia dërguar OFL-së duke qenë se është i detyruar të përgjigjet brenda afatit prej 48 orësh edhe pse ia pretendon se kërkesa e OFL ështe e jashtëligjshme.

“Unë e kam kryer krimin në kushte të tronditjes së rëndë psiqike. E kam shlyer dënimin, madje hasmi më ka vrarë dhe babain. Na është dhënë një kioskë për të punuar, nëna ka qënë në emigracion e na ka ndihmuar, gruan e kam me trumpozë. Kam edhe kredinë që kemi blerë makinë për të nisur fëmijët në shkollë. Ç’punë ka OFL me mua, por të më kapi hasmin se më ka vrarë babain!,”-shprehet ai.

22 vite më parë Ali Kopliku ka kryer një vrasje në Greqi në kushtet e tronditjes psiqike pasi ish-shoku i ngushtë kreu marrëdhënie intime me asokohe të dashurën e 53-vjeçarit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ali kopliku ofl ali kopliku ofl

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 11:44

FIER- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo s...