Aktualitet

TELEFONATA E FUNDIT/ Zbardhet komunikimi i pacientit që u hodh nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ me fqinjin: Më duket se ja hod

2 Shtator 2020, 20:12 Nga DOSJA
TELEFONATA E FUNDIT/ Zbardhet komunikimi i pacientit që u hodh nga spitali

TIRANË– Hasan Mira, 65-vjeçari me Covid-19 që u vetëflijua mbrëmjen e sotme, duke u hedhur nga kati i katër i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, për herë të fundit, ka telefonuar fqinjin e tij. Gazetari Enver Doçi, ka zbardhur edhe fjalët, ku Mira dëgjihet t;i thotë fqinjit të tij, se po ta kishte ditur se ç’bëhej aty, nuk do të ishte shtruar kurrë. 

Përsa i përket telefonit, duke qenë se nuk lejohet brenda në spital, Mira, që ishte edhe vjehrri i ish-deputetit socialist, mësohet të jetë shprehur se e ka futur me miqësi, duke paguar ‘diçka’.

Biseda e plotë  

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme. Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit. Paraprakisht është raportuar se shkaku që e ka çuar 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt, ishte gjendja e tij e rënduar psikologjike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi gjetan gjetani hasan mira hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 19:17

RROGOZHINË– Keli Koçi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarr mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, pas një konflikt...