"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
RASTI I DYTË/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me Covid-19, vdes në vend! Viktima, vjehrri i Gjetanit
2 Shtator 2020, 18:21Nga DOSJA
TIRANË– 65-vjeçari Hasan Mira, banues në Klos, Mat, i infektuar me Covid-19 dhe i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katërt i spitalit. Mësohet se si pasojë e rënies dhe dëmeve të marra, Mira ka ndërruar jetë në vend. Paraprakisht shkaku që mund ta kenë bërë 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem, mësohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e pacientit.
Ai kishte vetëm dy ditë i shtruar në këtë spital, pasi kishte marrë përgjigjen pozitive të tamponit të Covid-19. 65-vjeçari nga Klosi, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të simptomave të koronavirusit, trajtihet në terapi intensive, por nuk kishte shkuar në gradën e intubimit. Dosja.al ka mësuar se ai ishte edhe vjehrri i ish-deputetit socialist Gjetan Gjetani.
Ky është rasti i dytë në Shqipëri, ku një pacient me Covid-19, ndërmerr aktin drastik të vetëflijimit. I pari ishte 29-vjeçari me iniciale Xh.K, i cili u hodh nga kati i tretë i të njëjtit spital dhe ndërroi jetë në vend.
I riu nga Durrësi, i infektuar me COVID-19 u hodh nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t’i bërë injeksionin. 29-vjeçari kishte 4 ditë që merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij vendimi.
Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme
Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Ceremonia e organizuar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare në Vlorë është ndërprerë për pak çaste. Shkak për këtë ndërprerje mësohet se është...
SHKODËR– 36-vjeçari Zef Larushku, është vënë në pranga pasi akuzohet se është përfshirë në plagosjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u qël...
SHKODËR– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit Ali Koplikut, një 53-vjeçari nga Shkodra, i cili ka vuajtur për 14 vite ...
ELBASAN– Një zjarr ka përfshirë fushat pranë lagjes “Emin Matraxhiu në qytetin e Elbasanit. Mësohet se flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe u afruan...
GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e pishave në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër. Flakët janë favorizuar nga era që po fryn në këtë z...
TIRANË- Ambasada Gjermane Tiranë ditën e sotme ka dhënë një sqarim për personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ajo ka njoftuar se për shkak se Shqi...
SHQIPËRI– 296 viktima, 3850 të infektuar aktivë dhe 5582 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura ...
TIRANË– Edhe në shkolla asgjë nuk do të jete si më parë. Rreziku nga përhapja e virusit do të ndryshojë sjelljen dhe në ambiente më sociale. Pak ditë...
POLONI- Polonia ditën e sotme ka njoftuar se ka mbyllur kufijtë me shqipërinë. Ky vendim ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve që janë rritur së fundmi në v...