ALIBITË MASHTRUESE/ “E kam vajzë xhaxhai, s’baj lojëra”, si gënjeu Indrit Bajraktari për mbytjen e Enisa Dodës në V
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbardhur rrëfimin e plotë të dëshmitarit të ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë vit në Velipojë, ku u mbyt 17-vjeçarja Enisa Doda. Arman Alla punonjësi i pikës së motorave me qira në bregdetin e Velipojës, ka rrëfyer se si Indrit Bajraktari, njeriu që u arrestua për mbytjen në det të Dodës, e kishte braktisur të miturën në det dhe kishte dalë me not që aty.
Djali i sapoardhur nga Anglia, e ka ftuar vajzën të bënin një xhiro me motor uji, dhe për këtë i janë drejtuar një pike biznesi që jep motorë me qira, dhe që zotërohet nga Ditmir Harusha në Velipojë. Të dy së bashku kanë marrë një motor ujë, duke e paguar për një kohë 30 minuta. Por i riu Bajraktari, është zgjatur më shumë se kaq, duke u kthyer drejt tokës me not dhe jo me motorin e ujit që kishte marrë me qira.
Sipas Qynos, Alla ka rrëfyer se Bajraktari i kishte thënë se Enisën e kishte vajza xhaxhai dhe se kishte shkuar t’ja dorëzonte xhaxhait, por më pas ka dhënë një tjetër version, duke u shprehur se 17-vjeçaren e kishte çuar në Velipojë.
“…unë Arman Alla, në datën 19 gusht 2020 në Velipojë kam kam qënë duke ndihmuar një shokun tim Jonuz Juka, që është punonjës te firma e Ditmir Harushës, ky i fundit ka disa motorë uji, të cilët i lëshon me qira shtetasve të ndryshëm, për të lëvizur në det. Rreth orës 14:00 tek vendi, ku punon kam qenë bashkë me një shokun tim dhe po në këtë orë ka shkuar një person, i cili quhej Indrit Bajraktari. Ai shoqërohej me një vajzë, emrin e të cilës nuk e di. Këta dy persona kanë kërkuar një motor uji, për të bërë xhiro me kohë vetëm 30 minuta. Këta persona rreth kësaj ore kanë marrë motorin dhe mbasi ka mbaruar orari, për të cilin e kishin paguar, kishin kaluar 10 minuta kohë më tepër dhe ata nuk po ktheheshin. Në afërsi të vendit të punës, një çift në një motor tjetër, të cilët, nuk i njihja më thanë se një djalë me motorin që kishte marrë me qira tek firma jonë, “Po mbytej…”. U shqetësove dhe u nisa me një motor tjetër të firmës, ku jam i punësuar, me qëllim t’i shkoja në ndihmë. Lëviza me shpejtësi në det, dhe vura re djalin duke notuar. I jam afruar, e kam njohur dhe ishte po ai që kishte marrë me qira bashkë me vajzën, motorin e ujit dhe se quhej, Indrit Bajtraktari…. E takova duke notuar me drejtim bregun, e ndihmova duke e vënë në motorr dhe pyetja parë që i bëra ishte:“…ku është vajza që ishte me ty…?”. Ndërsa, Bajraktari pohoi se:“…e kam nxjerë në breg të detit, dhe se e kam vajzën e xhaxhait…e kam dërguar tek xhaxhai dhe ka shkuar me xhaxhain në shtëpi…”. Vetëm për përgjigjen që më ka dhënë Indriti, menjëherë dyshova se diçka kishte ndodhur me atë vajzë. Në momentin që ky person më ka thënë atë përgjigje ishte në ujë duke notuar dhe larg nga motorri, me të cilin ai kishte bërë xhiro. Në këtë kohë, unë e kam marrë në motorin tim, Indritin me qëllim për ta nxjerë në breg dhe për të ditur diçka më tepër për vajzën dhe kur e kam pyetur edhe një herë “…kur e nxore vajzën në breg…?” pasi nuk kisha parë për asnjë moment motorin që ju a kisha dhënë me qëra, të dilte nga deti dhe Indrit Bajraktari,më ka pohuar se: “…nuk jam i marrë me ba lojra sepse e kam vajzë xhaxhai…”. Në këtë kohë unë kam dyshuar mbi thëniet e tij, por sërisht e kam nxjerë në breg të detit dhe i kam thënë:“…pa ardhur vajza, që unë bashkë me këtë shokun të kemi nisur me motor në det, ti nuk ke për të ikur…“. Ndërsa Indrit Bajraktari, ma ktheu:“…pa marak se po e thërras tani…“, dhe mbas kësaj fjalie ai ka tentuar të largohet e të fliste në telefon, duke ecur. E ndoqa nga pas, e kapa dhe i ka kërkova që të mos largohej, pa ardhur ajo vajzë me të cilën kishte dalë për të bërë xhiro.
“…vajza e xhaxhait të tij, bashkë me xhaxhain kanë dalë xhiro në qëndër të Velipojës…” më tha por përsëri dyshova dhe në moment, i ka thashë Indritit që të shkonim bashkë në qëndër të Velipojës, për të vërtetuar theniet e tij dhe me qëllim që të dija taman se ku ishte ajo vajzë. U nisa bashkë me Indritin janë nisur për të shkuar në qëndër Velipojë dhe përsëri Indrit Bajraktari, ka filluar duke telefonuar gjoja xhaxhain e tij, me qëllim mashtrimin, për tu larguar. Unë kisha qëllim që të shihja shëndoshë e mirë vajzën, por gjithçka nga ana e autorit të dyshuar ishte e rremë. Indriti, përsëri ka dashur të më mashtrojë duke më thënë: “…a të hyj, e marrë një shishe në supermarket…?”. Po I thashë futu. E ruajta dhe tentoi të largohej me vrap me anë të një motorri tip Papaq. E ndalova me force, i mora çelësin e motorrit, me qëllim për t’i treguar të vërtetën se çfarë kishte ndodhur me atë vajzë që ai futi në det. Më pas njoftova menjëherë disa shokë të mitë të punës, të cilët erdhën. E mbajtëm me forcë dhe na tregoi se vajza ishte mbytur “…vajza ka rënë në det, është mbytur…”, tha,”– tregon Alla.
Vajza 17-vjeçare Enisa Doda, u gjet e mbytur në orët e para të mëngjesit të datës 20 gusht, rreth 1200 metra larg nga bregu. Sipas peshkatarit Sabedin Sula, që konstatoi trupin e pajetë mbi ujë, adoleshentja kishte në qafë të varur çelësin e motorit të ujit, që kishin marë me qëra së bashku me Indrit Bajraktarin. Ky I fundit ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje. Fillimisht u raportua se dyhsja kishin lidhje intime, pasi ishin njohur përmes rrjeteve sociale.
Por, familja e viktimës nxitoi t’i përgënjeshtronte këto deklarata, ndërkohë që Bajraktari rezultoi i martuar me një Peruane, jetonte në Angli dhe ishte në pritje të një fëmije.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Gazetari Erjon Skëndaj ngre alarmin: Një tjetër pacient tentoi të hidhej, e ndaluan mjekët…dikush t’u thotë se ky viru
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj është shprehur se një tjetër pacient ka tentuar të vrasë veten, duke dashur të vetëhidhet nga dritarja apo ballkoni i spital...
Brataj jep lajme të mira: Vera e përmirëson bashkëjetesën me Covid-19, u ul numri i telefonatave, numri i të skeduarve dhe
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan se agresiviteti i virusit Covid-19 nuk është më aq i lartë sa në muajt mars-prill, kur ni...
Shkelën rregullat e qarkullimit/ Arrestohen 3 shoferë dhe 35 të tjerëve u hiqet patenta, mes tyre edhe shtetas të huaj
TIRANË– Në 24 orët e fundit Drejtoria e Policisë Rrugore ka pezulluar 35 leje drejtimi, janë arrestuar tre drejtues mjetesh si dhe janë vendosur 1.052 masa...
RASTI I DYTË/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me Covid-19, vdes në vend! Viktima, vjehrri i Gjetanit
TIRANË– 65-vjeçari Hasan Mira, banues në Klos, Mat, i infektuar me Covid-19 dhe i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katër...
Ç’po ndodh? Ndërpritet ceremonia e 100-vjetorit të Luftës në Vlorë, shkak….ezani i xhamisë
VLORË– Ceremonia e organizuar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare në Vlorë është ndërprerë për pak çaste. Shkak për këtë ndërprerje mësohet se është...
EMRI/ Qëlloi me armë gjahu autorin e plagosjes së Tonin Larushkut në Shkodër, por kapi pa dashje 33-vjeçarin, arrestohet m
SHKODËR– 36-vjeçari Zef Larushku, është vënë në pranga pasi akuzohet se është përfshirë në plagosjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u qël...
‘Nëna ka qenë në emigracion dhe më ka ndihmuar’/ OFL i çoi formularin, flet 53-vjeçari, tregon kushtet ku jeton: Çfar
SHKODËR– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit Ali Koplikut, një 53-vjeçari nga Shkodra, i cili ka vuajtur për 14 vite ...
Zjarr në Elbasan, flakët afrohen pranë varrezave dhe disa banesave
ELBASAN– Një zjarr ka përfshirë fushat pranë lagjes “Emin Matraxhiu në qytetin e Elbasanit. Mësohet se flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe u afruan...
Zjarr në Gjirokastër, flakët përfshijnë kurorën e pishave në Parkun Natyror të Viroit
GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e pishave në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër. Flakët janë favorizuar nga era që po fryn në këtë z...