Aktualitet

EMRI/ Qëlloi me armë gjahu autorin e plagosjes së Tonin Larushkut në Shkodër, por kapi pa dashje 33-vjeçarin, arrestohet m

2 Shtator 2020, 16:05 Nga DOSJA
EMRI/ Qëlloi me armë gjahu autorin e plagosjes së Tonin Larushkut

SHKODËR– 36-vjeçari Zef Larushku, është vënë në pranga pasi akuzohet se është përfshirë në plagosjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u qëllua Tonin Larushka.

Mësohet se 36-vjeçari, mik i shënjestrës Larushku, pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri Tonin Larushku, ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës.

Si pasojë e të shtënave, pa dashje është lënduar lehtë nga një saçme një 33-vjeçar me inicialet B. D., banues në Shkodër. Ky i fundit, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.  Autori i plagosjes së Larushkës, Luverdo Kola, është ende në kërkim.

Njoftimi i Shkodër

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur dje më datë 01.09.2020 ku në vendin e quajtur “Prek Cali”, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., policia ka vënë në pranga një shtetas të implikuar në këtë ngjarje. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, u bë ndalimi i shtetasit Z. L., 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës. Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Pse ndodhi plagosja në Shkodër?

I plagosuri Larushku dhe autori Luverdo Kola, i cili është shpallur nën kërkim janë përplasur gjithë kohës me njëri-tjetrin. 29-vjeçari ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Një ditë para se të ndodhte plagosja, të dy ishin konfliktuar për vendparkimin e një makinë pranë lokalit të Kolës dhe më pas përplasja është agravuar dhe palët kanë përdorur dhunë fizike. Mw pas çwshtja ka kaluar nw pwrdorimin e armwve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luverdo kola plagosje në shkodër tonin larushku zef larushku luverdo kola plagosje në shkodër tonin larushku zef larushku

Sondazh

Poll